“Mirë se vini në Shqipëri”, liderët evropianë surprizohen nga videoja e krijuar nga intelegjenca artificiale

“Mirë se vini në Shqipëri”, liderët evropianë surprizohen nga videoja e krijuar nga intelegjenca artificiale

Në Tiranë kanë nisur punimet në kuadër të Samitit të Liderëve të Evropës.

MARKETING

Ceremonia e mirëseardhjes në Samit u hap me performanca të ndryshme artistike, që promovonin traditën dhe kulturën kombëtare shqiptare, transmeton Telegrafi.

Në fund të videos prezantuese, e realizuar me inteligjencë artificiale, u shfaqën 47 liderët evropianë të portretizuar si fëmijë, duke thënë: “Mirë se vini në Shqipëri”.

Videoja solli momente të gëzueshme dhe plot humor, duke shkaktuar të qeshura mes liderëve pjesëmarrës.

Video u shfaq të njëjtën kohë në faqen zyrtare të kryeministrit Edi Rama në Facebook.

Takimi i sivjetmë i Komunitetit Politik Evropian zhvillohet nën moton: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Aktiviteti nis me një seancë plenare ku do të diskutohet për sigurinë dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e kontinentit.


Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme: Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës -Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, i cili do të bashkë-kryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

MARKETING