Miqësorja e dytë, Maqedonia e Veriut sot përballë Malit të Zi

Miqësorja e dytë, Maqedonia e Veriut sot përballë Malit të Zi

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sot do të përballet me Malin e Zi në një ndeshje miqësore. Maqedonia barazoi 1:1 me Moldavinë në miqësoren e parë, teksa djemtë e trajnerit Bllagoja Milevksi do të synojnë ta mbyllin këtë cikël të miqësoreve me fitore. Megjithatë, Mali i Zi nuk është një kundërshtar i lehtë dhe do të tentojë gjithashtu fitoren.

Të dyja përfaqësueset nuk kanë arritur të sigurojnë kualifikin për në kampionatin evropian, teksa miqësoret e muajit mars dhe ato të qershorit do të shërbejnë si test në përgatitjet për Ligën e Kombeve.

Përballja Mali i Zi – Maqedoni luhet sot në stadiumin “Mardan” të Antalias me fillim në orën 18:00. /SHENJA/

MARKETING