Ministrja Petrovska: Unë nuk i ndaj të punësuarit në ministri në “baza etnike”

Ministrja Petrovska: Unë nuk i ndaj të punësuarit në ministri në “baza etnike”

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovka, mes tjerash në emisionin “Intervistë në Shenja” ka folur edhe për numrin e të punësuarve të bashkësive tjera etnike në ministri.

“Sa i takon numrave në ushtri do të flas sa i takon vitit të fundit përderisa unë udhëheq me ministrinë e mbrojtjes. Ka shume pozita udhëheqëse të cilat janë nga bashkësite tjera etnike. Mua më gëzon fakti që ata persona janë të përgatitur profesionalisht dhe në veçanti kur i marrim vendimet ata janë plot entuziazëm dhe janë të përkushtuar në punën e tyre. Kjo është për t’u përshëndetur, pasi kjo e bën ushtrinë tonë më të fortë. Unë nuk i shikojë të punësuarit në bazë etnike, por se a mund të kryejnë një detyrë të caktuar apo mund t’ju bëjnë ballë sfidave”, tha ministrja Petrovska. /SHENJA/

MARKETING