Ministria e Transportit duhet të nisë procedurën për furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë

Qeveria sot në seancë e ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për dhënien e kontratës shumëvjeçare për prokurim publik për 120 autobusë ekologjikë për transport urban.
Siç informoi shërbimi për shtyp i qeverisë, Qeveria ka angazhuar Ministrinë e Transportit që të fillojë procedurën e prokurimit publik.
Shpërndarja, sqarojnë nga Qeveria, do të bëhet në përputhje me urgjencën, arsyetimin ekonomik dhe nevojat reale të secilës prej njësive të vetëqeverisjes lokale.