Ministria e Transformimit Digjital bën thirrje për përgjegjësi, profesionalizëm dhe mbrojtje të punonjësve të medias

Ministria e Transformimit Digjital bën thirrje për përgjegjësi, profesionalizëm dhe mbrojtje të mediave dhe punëtorëve mediatikë.
“Kërcënimet e drejtuara ndaj gazetarëve, redaktorëve dhe organeve të medias që synojnë të parandalojnë raportimin e paanshëm, të hapur dhe cilësor të medias janë të papranueshme. Krahasuar me shumë shoqëri më të zhvilluara, mediat dhe punonjësit e mediave demonstrojnë profesionalizëm të jashtëzakonshëm në punën dhe raportimin e tyre, në këto momente tragjike të pikëllimit dhe zemërimit kolektiv”, thonë nga kjo Ministri.
Nga kjo Ministri u bëjnë thirrje institucioneve kompetente për reagim të menjëhershëm dhe efikas, për të përcaktuar përgjegjësinë e kujtdo që kërcënon dhe pengon punën e mediave, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e gazetarëve nga presione të tilla.
“Këto momente të vështira janë një provë për të gjithë vendin. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë të gjitha rastet e ngjashme në të ardhmen, sepse siguria e gazetarëve është e një rëndësie të madhe për funksionimin e demokracisë”, thuhet në kumtesën e MTD-së.