Ministria e Shëndetësisë: 25 mijë palestinezë kanë nevojë për trajtim jashtë Gazës

Ministria e Shëndetësisë: 25 mijë palestinezë kanë nevojë për trajtim jashtë Gazës

Ministria e Shëndetësisë në Gaza deklaroi se 25 mijë palestinezë kanë nevojë për trajtim jashtë Rripit të Gazës ku Izraeli vazhdon sulmet e tij prej 8 muajsh, transmeton Anadolu.

Në deklaratë thuhet se vetëm 4.895 persona kanë mundur të dalin nga Gaza për t’u trajtuar që nga 7 tetori kur ende ishte e hapur pika kufitare Rafah para pushtimit të ushtrisë izraelite.

Ndërkohë me marrjen e kontrollit të pikës kufitare Rafah, nuk ka pasur dalje jashtë Rripit të Gazës për asnjë pacient dhe të plagosur pas fillimit të sulmit tokësor nga ushtria izraelite në qytetin Rafah.

“Jeta e mijëra personave ndodhet në rrezik për shkak të moslejimit të daljes nga Gaza për pacientët dhe të plagosurit. Këto janë raste të cilat mund të trajtohen dhe mund të shpëtohen në qendrat e specializuara jashtë Rripit të Gazës”, thuhet në deklaratë.

Theksohet se ushtria izraelite ka vendosur në objektiv shërbimet shëndetësore në Rripin e Gazës. “Izraeli pushtues shënjestron në mënyrë të qëllimshme spitalet në Rripin e Gazës dhe si pasojë përkeqësohet gjendja e pacientëve dhe të plagosurve pasi i lë ato jashtë shërbimit”, thuhet më tej.

Sipas të dhënave të Zyrës për media të qeverisë në Gaza, ushtria izralite ka shënjestruar 160 institucione shëndetësore dhe ka lënë jashtë shërbimit 55 qendra shëndetësore dhe 33 spitale në sulmet dhe bastijet e saj që ka vazhduar në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

MARKETING