Ministria e Kulturës: Të punësuarit do t’i marrin pagat me rritje në fillim të javës së ardhshme

Ministria e Kulturës: Të punësuarit do t’i marrin pagat me rritje në fillim të javës së ardhshme

Ministria e Kulturës dhe Turizmit sot pasdite ka njoftuar se punonjësit në institucionet kulturore do t’i marrin pagat me rritjen e nevojshme në dy ditët e para të punës të javës së ardhshme, në përputhje me Ligjin dhe Marrëveshjen kolektive.

“Sjhkaqet e vonesës janë për shkak të barazimit të përllogaritjeve të pagave me Ministrinë e Financave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Sindikata e kulturës paraprakisht përmes një komunikate ka shprehur pakënaqësi për pagat e papaguara të muajit mars për shkak të, siç thonë ata, harmonizimit të parakohshëm me pagën minimale në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes kolektive për kulturë dhe Marrëveshjes së përgjithshme kolektive.

Sindikata theksoi se sipas Marrëveshjes kolektive për kulturën, paga duhet të paguhet deri më datën 10 të muajit dhe sipas ligjeve në vend deri më 15, por kjo nuk ka ndodhur dhe për këtë kanë paralajmëruar protesta të martën. 

MARKETING