Ministria e Kulturës dhe Turizmit: Nga gjithsej 123 institucione, janë përpunuar pagat për 115 institucione

Ministria e Kulturës dhe Turizmit: Nga gjithsej 123 institucione, janë përpunuar pagat për 115 institucione

Ministria e Kulturës  dhe Turizmit njofton se nga gjithsej 123 institucione nga fusha e kulturës, janë përpunuar pagat e të punësuarve nga 74 institucione nacionale dhe 49 lokale.

Nga Ministria e Kulturës demantojnë si të pasakta akuzat e Sindikatës së punonjësve të kulturës së Maqedonisë (SPKM) se Ministria nuk i ka përpunuar paratë për pagat lokale.

“Ministria e Kulturës dhe Turizmit llogarit menjëherë pagat siç janë paraqitur nga komunat dhe ia çon ato Ministrisë së Financave për pagesë po atë ditë. Ju informojmë se Qyteti i Shkupit ende nuk ka dorëzuar dokumentacion të plotë për llogaritjen e pagave në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit për institucionet nën juridiksionin e tij: Biblioteka “Vëllezërit Miladinovci” – Shkup, Shtëpia e Kulturës “Koço Racin”, Kopshti zoologjik – Shkup, Qendra Kulturore e Fëmijëve – Karposh, Salla Universale, Qendra Kulturore Rinore – Shkup, Muzeu i Qytetit të Shkupit dhe Qendra Kulturore dhe Informative – Shkup”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Siç theksojnë ata, sapo të dorëzohet dokumentacioni i plotë për pagat nga Qyteti i Shkupit, Ministria e Kulturës dhe Turizmit do ta përpunojë atë dhe do ta dorëzojë në Ministrinë e Financave për pagesë.

Mbështetje SPKM dhe punonjësve kulturore kanë dhënë edhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

MARKETING