Ministria e Financave nuk i ka lëshuar rrogë presidentit Pendarovski për muajin janar

Ministria e Financave nuk i ka lëshuar rrogë presidentit Pendarovski për muajin janar

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, dhe të punësuarit në kabinetin e tij ende nuk kanë marrë rrogë për muajin e kaluar edhe pse është dashur që rrogën ta kenë në llogaritë e tyre më 1 janar. Arsyetimin që e kanë marrë nga Ministria e Financave është se në buxhetin për vitin 2023 nuk ka mjete shtesë për pagesë të rrogave për të punësuarit në Kabinetin e presidentit, ndërsa këta të fundit këtë e llogarisin si të pabazë.

“Kabineti i presidentit në përputhshmëri me marrëveshjen Kolektive të nënshkruar me Sindikatën e të punësuarve, ka parashikuar rritje prej 5 për qind vetëm për zyrtarët shtetëror të cilët janë të punësuar në Kabinetin e presidentit. Kjo rritje nuk ka të bëj me presidentin, personat e emëruar dhe këshilltarët e posaçëm në Kabinetin. Mjetet për Buxhetin në vitin 2023 janë siguruar nëpërmjet kursimeve që i kemi bërë në institucionin tonë dhe për këtë nuk janë kërkuar mjete shtesë nga Ministria e financave”, kanë thënë nga Kabineti i Presidentit Pendarovski, përcjell SHENJA.

 

MARKETING