Ministria e Ekonomisë: Në dy ditët e para 1.400 të paraqitur në Agjencinë për Punësim për masën vetëpunësim

Në ditën informative për masat e Planit Operativ për Punësim që sot u mbajt në Strumicë, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski ju bëri thirrje të gjithë të interesuarve që të aplikojnë në ndonjërën prej katër thirrjeve publike të shpallura nga masa Mbështetje për vetëpunësim (sipërmarrësi), me të cilën ofrohet mbështetje e madhe financiare, ndërsa në masat e këtij viti theks i veçantë i është vendosur mbështetjes së të rinjve.
MARKETING
“Me një buxhet historikisht të lartë për Planin Operativ, i cili është rritur me 7,5 milionë euro dhe këtë vit është në vlerë prej mbi 40 milionë euro, si kurrë më parë, Qeveria po ofron mbështetje për të rinjtë për të filluar një biznes ose për të fituar aftësi të ndryshme përmes praktikës dhe trajnimeve, gjë që do të rriste punësimin e tyre dhe do t’i bënte më konkurrues në tregun e punës. Qëllimi ynë është t’i mbajmë të rinjtë në Maqedoni, ata kanë një mik dhe partner në Qeveri që i mbështet, ndërsa dëshmia më e mirë për këtë është ky Plan Operativ, ku përveç masave të shumta të reja të destinuara vetëm për ta, në të gjitha masat e tjera është parashikuar që të paktën 40 për qind e mjeteve do të ndahen për të rinjtë”, theksoi Risteski.
Siç bëri të ditur Ministria e Ekonomisë, Vesna Peshova, zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë për Punësim, para të pranishmëve foli për procedurat në lidhje me aplikimin për shfrytëzim të ndonjë prej masave të Planit Operativ dhe ju bëri thirrje të gjithë të interesuarve të aplikojnë në ndonjë nga 30 qendrat për punësim në shtet.
“Ajo informoi se interesimi për masën vetëpunësim (sipërmarrësi) është i madh dhe në dy ditët e para të shpalljes së thirrjes deri më tani janë dorëzuar rreth 1.400 aplikime”, bëhet e ditur në kumtesë.
Drejtoresha për mbështetje të sipërmarrësisë, Daniela Dimovska, foli për mbështetjen e cila do tu jepet të gjithë personave të cilët do të marrin mjete nga masat, siç janë këshillimi profesional në krijimin e planit të biznesit, si dhe trajnimet për sipërmarrësi dhe mentorim.
Ministria e Ekonomisë informoi se thirrjet publike zgjasin deri më 20 qershor, ndërsa në periudhën e ardhshme do të publikohen thirrje publike edhe për masat e tjera të Planit Operativ.