Ministri shtetëror i Punëve të Jashtme të Katarit për vizitë në Shkup

Ministri shtetëror i Punëve të Jashtme të Katarit për vizitë në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në Shkup do të jetë nikoqir i Sulltan Bin Saad al-Muraiki, ministër shtetëror i Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit.

Siç kumtoi Ministria, është paraparë që Mucunski dhe Al-Muraiki të realizojnë tet-a-tet takim, pas të cilit do të vijojë takim bilateral i dy delegacioneve.

Pas përfundimit të ngjarjes, nuk është paraparë konferencë për shtyp ose deklarata për media, njoftojnë nga Ministria.

 

MARKETING