Ministri Murtezani do të marrë pjesë në Forumin për zgjerim të BE-së në Bruksel

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, nesër në Bruksel do të marrë pjesë në Forumin e nivelit të lartë për zgjerim, të titulluar “Ndërtimi gjithëpërfshirës i të ardhmes në BE-në e zgjeruar: Roli i dialogut social, shoqërisë civile dhe përfshirja e të rinjve”.
Në forumin, cili është nën organizimin e Komiteti Ekonomik-Social Evropian (EESC), Murtezani do të marrë pjesë në sesionin hyrës të Forumit në VIP tryezën e rrumbullakët, së bashku me Kryetarin e EESC-së, Oliver Ropke, ministren për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Majda Gorçeviq dhe sekretarin shtetëror për Bashkimin Evropian të Spanjës, Fernando Sampedro.
Forumi ka për qëllim të theksojë rëndësinë e dialogut social dhe angazhimin e organizatave të shoqërisë civile dhe të rinjve në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si bazë për ndërtimin e shoqërisë evropiane më të drejtë dhe më solidare.