Ministri Lloga promovon ndihmën juridike falas në Gjevgjeli
Me qëllim për t’i informuar qytetarët lidhur me ndihmën juridike falas si dhe për të siguruar shfrytëzim dhe qasje më të mirë në këto shërbime, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot mori pjesë në promovimin publik të kësaj ndihme në Gjevgjeli, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
“Me Kryetarin e Komunës së Gjevgjelisë, Andon Saramandov, diskutuam për rolin e rëndësishëm të pushtetit vendor në arritjen e synimeve tona të përbashkëta, si bashkëpunimi në realizimin e ndihmës juridike falas dhe nevojat e komunës për mbështetje nga Ministria e Drejtësisë, me të vetmin qëllim shërbimin me sukses të qytetarëve, përmbushjen e nevojave të tyre dhe detyrimet tona.
Ndër të tjera, në takim, kryetari i komunës theksoi nevojën për fuqizimin e kapaciteteve të Administratës për Çështje Pronësore- Juridike në Gjevgjeli, e cila përballet me 5000 lëndë të pazgjidhura, si dhe mungesën e një gjeodezisti në Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive. Këto vështirësi paraqesin problem për realizimin e të drejtave të qytetarëve dhe sigurimin e shërbimeve të duhura për popullatën në Komunën e Gjevgjelisë.
Gjatë vizitave të sotme, qëndruam edhe në zyrën rajonale të Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrën për ndihmë juridike falas në Gjevgjeli.
Ky aktivitet është pjesë e një sërë aktivitetesh për ngritjen e vetëdijes, të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, të cilat do të zhvillohen në rajone të ndryshme të vendit, me qëllim të nxitjes së përdorimit të ndihmës juridike falas, me vëmendje të veçantë në kategoritë e cenueshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë./Telegrafi/