Ministri Limani merr pjesë në Forumin për të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit

Ministri Limani merr pjesë në Forumin për të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, nesër dhe pasnesër në Berlin do të marrë pjesë në Forumin për të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Limani, siç kumtoi Ministria, do të mbajë fjalim në konferencën me titull “Dekada e ndikimit: Të rinjtë forcojnë rajonin në kuadër të projektit evropian”, së bashku me ministrat e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe të Francës dhe Gjermanisë dhe përfaqësues të Zyrave Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO.

Ky vit shënon një përvjetor të rëndësishëm në historinë e rajonit tonë – 10 vjet nga fillimi i Procesit të Berlinit, i cili nuk është vetëm një nismë, por një vizion për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, përmes promovimit të stabilitetit rajonal, zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit mes vendeve dhe mbështetjes në integrimet evropiane, thuhet në kumtesë.

Themelimi i RYKO-s paraqet një platformë veçanërisht të rëndësishme për të rinjtë në rajonin tonë, sepse luan një rol kyç në lidhjen e të rinjve në rajon. Dhe përfaqëson një nga arritjet më të mëdha që rezulton nga Procesi i Berlinit.

MARKETING