Ministri i Jashtëm bullgar: Jemi të shqetësuar nga deklaratat e Mickoskit, të zbatohet propozimi francez

Me rastin e shtyrje së votimit në Parlamentin Evropian për raportin vjetor mbi përparimin e Maqedonisë drejt BE-së, Ministri i Jashtëm bullgar, Georg Georgiev theksoi se Bullgaria është e shqetësuar nga deklaratat e Kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili, siç thotë ai, i lejoi vetes të publikonte gjëra “që vijnë nga kuzhina” e organit të pavarur legjislativ evropian.
Georgiev tha se qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë i ndershëm dhe i hapur.
MARKETING
“Ne gjithmonë kemi thënë se integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut, është si në interesin ashtu edhe në prioritetin tonë, një investim në arkitekturën e përbashkët të sigurisë së të gjithë rajonit. Megjithatë, ne duam që të respektohet parimi i meritave tona. Ne këmbëngulim në zbatimin e konsensusit të vitit 2022, sepse është ai që mat në mënyrë cilësore dhe objektive progresin e vendit”, tha ministri i jashtëm bullgar.
Në një letër drejtuar kolegëve të tyre, eurodeputetët bullgarë shprehën dyshime për integritetin e Raportit dhe raportuan parregullsi, duke përfshirë rrjedhje të paautorizuar dhe të parakohshme të informacionit të brendshëm parlamentar, elementëve kryesorë të draft-dokumentit dhe amendamenteve kompromisuara drejtuar autoriteteve të RMV-së.
Mediat bullgare ndanë si shembull deklaratën e Kryeministrit Mickoski, të datës 1 qershor, se ai ishte njohur me raportin në detaje të mëdha paraprakisht.