Ministri Aliu u takua me ambasadorin francez Le Rigoler

Ministri Aliu u takua me ambasadorin francez Le Rigoler

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu u takua sot me ambasadorin e Republikës së Francës, Kristof le Rigoler.

Në takim u diskutua për promovimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e shëndetësisë, duke theksuar mundësitë për shkëmbim përvojash dhe praktikash të mira në proceset e digjitalizimit të sistemit shëndetësor, forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe zbatimin e nismave të përbashkëta për shëndetin publik, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Aliu theksoi angazhimin e Ministrisë për ndërtimin e një sistemi shëndetësor modern, të drejtë dhe efikas, duke theksuar drejtimet e reformave që synojnë transformimin digjital, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e qasjes në shërbimet shëndetësore.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e marrëdhënieve Francë-Maqedoni e Veriut dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të intensifikuar bashkëpunimin, duke u përfshirë në projekteve konkrete në interes të pacientëve dhe punonjësve shëndetësorë në vend.

MARKETING