Ministri Aliu premtoi zgjidhjen e problemit me honorarët në spitalin e Tetovës

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot në Tetovë bisedoi me drejtorin e Spitalit Klinik rreth nevojave të institucionit, si dhe për problemin me rreth 140 persona të cilët janë me kontratë në vepër dhe të cilët nëpërmjet protestave kërkuan punësim në kohë të pacaktuar.
MARKETING
“Drejtori më informoi për sfidat që ekzistojnë, në mënyrë që të zgjidhim problemet sa më shpejt të jetë e mundur, të cilat janë akute, ndërsa ju e dini që sistemi i kujdesit shëndetësor është i madh, ka probleme të tilla akute dhe do të duhet të gjejmë zgjidhje hap pas hapi. Patëm edhe një takim me të punësuarit këtu, po punojmë për zgjidhjen e atij problemi, mendoj se do të kemi një zgjidhje në një kohë të shkurtër. Po punojmë për transformim dhe pas atij transformimi do të na duhen punësime të reja, sepse ato janë një pjesë jetësore e sistemit, përndryshe nuk mund të funksionojë”, theksoi Azir Aliu.
Përfaqësuesit e personelit mjekësor theksuan se presin që të përmbushet premtimi i dhënë nga ministri.
“Biseduam nëse do të rregullohet statusi ynë për punësim, ministri premtoi se do të ketë transformim, në afat sa më të shkurtër, deri në periudhën para zgjedhjeve, të rregullohet statusi i të gjithë honorarëve, pa dallim nga cili profil janë, teknik, personel mjekësor dhe administratë të ketë transformim të kontratave në vendime, kontrata të reja nuk nënshkruam, kontratat na ishin vazhduar, ne morëm për momentin pagë për muajin prill, tani presim edhe për maj, por nuk e dimë nëse do të arrijë”, deklaroi Lidija Korunski, e angazhuar në administratën e spitalit.
Më shumë se dhjetëra persona protestuan disa ditë në rrethin e spitalit në fillim të qershorit.