Ministrat e Punëve të Jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Ministrat e Punëve të Jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Tre ministra nga i ashtuquajturi format “Slavkov” ose “Austerlic”, përkatësisht: ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Aleksander Shallenberg, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Jan Lipavski dhe ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Mirosllav Vllahovski, do të qëndrojnë sot për vizitë në vendin tonë.

Siç njoftoi MPJ-ja, tre shefat e diplomacisë janë autorizuar nga Përfaqësuesi i lartë për punët e jashtme të Bashkimit Evropian, Zhosep Borrell, për të përcjellë qëndrimet zyrtare të BE-së për çështjet që lidhen me dosjen tonë të anëtarësimit në BE.

Nga delegacioni i Bashkimit Evropian mkomunikuan se ministrat do të takohen me nikoqirin, ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, presidentin e shtetit Stevo Pendarovski, si dhe me kryetarin e  Kuvendit Talat Xhaferi, e poashtu të takohen edhe me liderin e opozitës, ndërsa do të kenë takime të ndara me deputetë të opozitës dhe të koalicionit qeverisës. 

MARKETING