Minçev: Konferenca e djeshme e Ademit ishte BDI kundër BDI-së!

Minçev: Konferenca e djeshme e Ademit ishte BDI kundër BDI-së!

Ministri i Administratës, Goran Minçev, sot deklaroi se BDI në të kaluarën ka mbështetur strategjin ku konstatohej se është tejkaluar nevoja për balancuesin.
Ai tha se mbrëmë ishim para një situate interesante, ku kishim konferencë shtypi nga BDI, me titull pune BDI kundër BDI-së.
“Pse e them këtë , në strategjinë nacionale të cilën e ka miratuar si vendim qeveria e kaluar, dmth flasim për strategjinë nacionale për reforma në administratën publike 2023-2030, kemi një situatë ku BDI si pjesëmarrës në qeveri, ka mbështetur nismë në të cilën konstatohet se është tejkaluar, citoj, nevoja për përdorimin e instrumentit të quajtur Balancues, që në praktikë shkaktoi disa keqpërdorime, ndërsa nga ana tjetër mbetet në përdorim në parimet adekuate të përfaqësimit të drejtë të anëtarëve të bashkësive. Kjo do të thotë se z.Arbër Ademi, që e mbante konferencën e djeshme, e mbante kundër mbështetësit të tij, që rrinte pranë tij, që në të kaluarën ishte pjesë e qeverisë, ai është z.Kreshnik Bekteshi”, deklaroi Minçev.

MARKETING