Minçev: Komunikatat do t’i dërgojmë vetëm në gjuhën maqedonase!
Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, sot është pyetur se përse kjo ministri komunikatat i dërgon vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo në gjuhën shqipe.
Ai tha se komunikatat do t’i dërgojnë në gjuhën maqedonase edhe ai që do të kërkojë që ato të dërgohen në gjuhën shqipe do t’ua dërgojnë edhe në shqip.
“Jo, do t’i dërgojmë në gjuhën maqedonase por ata që do të kërkojnë dhe do të kenë nevojë për përkthim do ta dorëzojmë tek të gjitha mediumet”, deklaroi ministri Minçev, raporton SHENJA.
Sa i përket mungesës së gjuhës shqipe në ueb faqen e ministrisë, ministri Minçev deklaroi se janë duke punuar për një faqe të re në të cilën, tha ai, do të qëndroj edhe gjuha shqipe