Millanov: Tash për tash nuk ka kualifikim juridik për Bekteshin, është ndaluar në komisariat për shkak të kontrolleve të mëtejshme

Avokati i ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili nga dje ndodhet në komisariatin në Karposh, sot në një deklaratë për shtyp ka thënë se Bekteshi është thirrur për intervistë informative dhe se i njëjti ka telefonuar vetë, pas së cilës është kërkuar që të ndalohet për kontrolle të mëtejshme.
“Sonte i përfundon afati i paraburgimit prej 24 orësh”, tha avokati Elenko Millanov, duke shtuar se deri në orën 14 nuk ka pasur njoftim në gjykatë për ndonjë procedurë ndaj Bekteshit.
I pyetur për rrethanat në të cilat Bekteshi është thirrur nëkomisariat, Millanov tha se për momentin nuk ka asnjë kualifikim juridik.
“Çështja është se ai nuk ka kualifikim ligjor. Ai është thirrur për intervistë informative, në të cilën është përgjigjur dhe pas intervistës informative është kërkuar që të mbahet në paraburgim për kontrolle të mëtutjeshme, ndërsa Ministria të kontrollojë se çfarë dhe si”, tha Millanov.