Milik gjithnjë e më larg Juventus-it, polaku ka oferta nga La Liga dhe Premier League

Milik gjithnjë e më larg Juventus-it, polaku ka oferta nga La Liga dhe Premier League

Arkadiusz Milik ka nisur të mendojë seriozisht për të ardhmen, me lojtarin që duket gjithmonë e më larg planeve të Juventus-it dhe trajnerit të ri, Thiago Motta.

30-vjeçari ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në verën e vitit 2026, teksa në sezonin e fundit ishte një prej lojtarëve me më shumë minuta, por kjo situata mund të ndryshojë duke nisur nga ky edicion.

Mediet italiane raportojnë se polaku ka marrë disa oferta gjatë kësaj periudhe dhe ai ka nisur t’i studiojë, duke nisur nga La Liga. Fakti që Youssef En Nesyri pritet të largohet ka bërë që Sevilla të nis kërkimet për një qendërsulmues dhe Milik është profili i duhur.

Megjithatë nuk është vetëm Sevilla skuadra e interesuar për Milik, pasi ai ka admirues edhe në “ishull”, me Everton që pritet të humbasë njërin midis sulmuesve, Beto ose Calvert-Lewin.

Mirëpo në orët e fundit për Milik interes kanë shfaqur edhe skuadra të tjera nga Premier League si Brentford, por edhe West Ham.

Në një situatë të tillë, Juventusi shpreson të arkëtojë nga 6 deri në 7 milionë euro nga nga kartoni i polakut, teksa nga Italia është bërë me dije se për ish-sulmuesin e Marseille dhe Napoli-t ka pasur interes edhe nga Bologna, Genoa apo edhe Parma, por paga që ai kërkon, jo më pak se 3 milionë euro në vit ka bërë që këto klube të heqin dorë nga ai.

Kështu, e ardhmja e Arkadiusz Milik duket jo vetëm larg Juventus-it, por edhe larg Italisë.

 

MARKETING