Miliarderi amerikan paralajmëron Trumpin: Po rrezikon një dimër bërthamor ekonomik

Mbështetësi miliarder i Donald Trumpit, Bill Ackman, i ka kërkuar presidentit amerikan të ndalojë tarifat e tij tregtare të shpallura së fundmi, ose do të rrezikojë “një dimër bërthamor ekonomik”.
Të hënën, paralajmërimit të Ackman iu bë jehonë nga një figurë tjetër e shquar e Wall Street, Jamie Dimon, i cili ka thënë se tarifat e Trumpit rrezikojnë të rrisin çmimet për amerikanët.
Pavarësisht valëve tronditëse, presidenti amerikan ka mbrojtur taksat e tij të reja të importit, duke thënë se “ndonjëherë duhet të marrësh ilaçe për të rregulluar diçka”.
Trumpi thotë se masa do të ngjallë SHBA-në me vende të reja pune dhe investime, por ekonomistët paralajmërojnë se çmimet mund të rriten për amerikanët dhe të ndezin një luftë tregtare.
Çmimet e aksioneve në Evropë dhe Azi vazhduan të bien të hënën, teksa tregjet reagojnë ndaj tarifave gjithëpërfshirëse globale të shpallura nga Trump javën e kaluar.