Milevski publikon listën për Belgjikën dhe Kazakistanin, mungon Lirim Qamili

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski ka publikuar listën me futbollistët që do ti llogaritë për ndeshjet me Belgjikën dhe Kazakistanin në muajin qershor në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2026.
Në listën e Milevskit ka shumë befasi, ku për këto dy ndeshje nuk është ftuar sulmuesi, Lirim Qamili, teksa nuk është i përfshirë as Nikolla Serafimov. Debutues në grumbullimin e ekipit përfaqësues të vendit do të jetë Stefan Despotovski, përderisa Miveski ka rikthyer sërish David Toshevski dhe Dimitar Mitrovskin.
Pjesë e këtyre dy ndeshjeve do të jenë pesë shqiptarët tjerë që janë të ftuar standart në përfaqësuese si kapiteni Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Isnik Alimi dhe Agon Elezi.
Grumbullimi i reprezentuesve është përcaktuar për të enjten në orën 13:00 në Shkup. Ndeshjen e parë Maqedonia do ta luaj ndaj Belgjikës me 6 qershor në Shkup, ndërsa katër ditë më vonë do të luaj në transfertë ndaj Kazakistanit. /SHENJA/