Milevski: Jemi gati për sfidën vendimtare ndaj Uellsit

Milevski: Jemi gati për sfidën vendimtare ndaj Uellsit

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll do të zhvillojë nesër mbrëma (ora 20:45) ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Kombëtarja jonë do të përballet në transfertë me Uellsin, në Kardif, dhe një barazim do të mjaftonte për të siguruar vendin e dytë në grup. Ky pozicion do t’i garantonte Maqedonisë së Veriut një kundërshtar potencialisht më të lehtë në fazën e plejofit.

 

Trajneri Bllagoja Milevski shprehet i bindur se skuadra e tij është e gatshme për sfidën dhe se lojtarët do të japin maksimumin në këtë ndeshje vendimtare.

“Jemi të përgatitur për atë që na pret. Kemi një ndeshje që vendos shumë, por mesazhi im për lojtarët është ta luajnë me kënaqësi. Uellsi është një ekip i fortë dhe me një trajner të shkëlqyer, por të dy formacionet janë pothuajse të njëjtat si në përballjen e parë në Shkup. Jam i bindur se do të japim përgjigjen e duhur dhe do të arrijmë objektivat tona,” deklaroi Milevski në konferencën për shtyp para ndeshjes. /SHENJA/

MARKETING