Milevski: Jam i dëshpëruar nga rezultati

Milevski: Jam i dëshpëruar nga rezultati

Maqedonia e Veriut mesditën e sotme u mposht 2:0 nga Ukraina, në duelin e vlefshëm për eliminatoret e këtij kampionatit evropian EURO 2024.

Pas përfundimit të ndeshjes, seleksionuesi Bllagoja Milevski u shpreh o dëshpëruar për rezultatin e arritur.

“Urata për dy kombëtaret për atë që dëshmuan në këtë përballje dhe që të githë u kënaqën në lojën e treguar nga dy palët. Jam i kënaqur me djelmoshat tanë, pasi që reaguan mirë pas që pranuam golin e parë. kishim 3 ose 4 raste për të barazuar ndeshjes. Dhe në pjesën e dytë dominuam ndeshjen dhe ishim kundërshtarë më i mirë në terren, por që nuk shfrytëzuam rastet.  Vazhdimisht kur luajmë kemi plan A, B, dhe C. fillimisht nuk funksioni plani A dhe duhej që të aplikojmë planet e tjera. Mendojë se duhet të jemi të kënauqr me lojën e treguar , por unë jam i dëshpëruar nga rezultati”, u shpreh Milevski. /SHENJA/

MARKETING