Milevski dhe Dimitrievski flasin para duelit me Malin e Zi

Milevski dhe Dimitrievski flasin para duelit me Malin e Zi

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe reprezentuesi, Stole Dimitrievski në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme kontrolluese me Malin e Zi folën për pritjet e tyre për duelin që do të duelin që do të luhet në stadiumin “Mardan” në Antali.

Bllagoja Milevski, seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:

“Sigurisht se na pret ndeshje shumë cilësore me një kundërshtar me lojtarë shumë kualitativ që luajnë në liga të forta evropiane. Patjetër ta ngrejmë nivelin tonë, posaçërisht në fazën e fundit të realizimit. Do të kemi ndryshime në formacion. Ky është qëllimi i këtyre dy ndeshjeve, të shohim cilësinë dhe potencialin e tyre”.

Stole Dimitrievski, portier i Maqedonisë:

“Mendoj se Mali i Zi është reprezentacion më i fortë dhe me lojtarë më cilësorë se Moldavia. Për mua do të jetë ndeshje e veçantë pasi që pikërisht kundër tyre kam debutuar me përfaqësuesen A në fitoren 3:1 në Shkup. Mendoj se do të jetë ndeshje më e vështirë se ajo me Moldavinë. Koncentrimi duhet të jetë në nivel më të lartë dhe të jemi të disiplinuar gjatë gjithë 90 minutave”.

Ndeshja kontrolluese Maqedoni-Mali i Zi luhet të hënën në stadiumin “Merdan” në Antalia të Turqisë me fillim në orën 18:00 sipas kohës sonë lokale.

MARKETING