Milanoviq: Shkupi nuk duhet të jetë pre e detyrimit dhe zhvatjes kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE

Milanoviq: Shkupi nuk duhet të jetë pre e detyrimit dhe zhvatjes kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE

Kriteret e Kopenhagës janë ato që do të na bëjnë një shtet standard evropian, ndërsa vetoja nuk është një instrument miqësor, pres mirëkuptim dhe natyrisht, ndërkohë duhet ta shtyjmë agjendën shtetërore, të zhvillohemi ekonomikisht edhe në aspekt kulturor, theksoi presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në konferencën e përbashkët për shtyp në vilën Vodno me presidentin kroat, Zoran Milanoviq.

Duke i vlerësuar marrëdhëniet me Kroacinë si tradicionalisht miqësore, të cilat tha se po ecin përpara në të gjitha fushat, presidentja theksoi se nuk do të harrohet kurrë që në vitin 2020, gjatë presidencës kroate të BE-së “ne bëmë hapin së bashku me Shqipërinë”.

“Është një shenjë mirëkuptimi, një shenjë mbështetjeje”, ka thënë Siljanovska Davkova.

Presidenti kroat Milanoviq i cili siç tha është për vizitën e tij të parë zyrtare në vend pasi presidentja Siljanovska Davkova mori detyrën, theksoi se nuk është këtu për siç tha ai, “të japë këshilla, por theksoi se vendi nuk duhet të vuajë nga ndonjë zhvatje në këmbim të anëtarësimit në BE”.

“Ju merrni shumë këshilla, nga fqinjët tuaj, nga diplomacia ndërkombëtare, nga BE-ja, nuk janë të gjitha këto këshilla të mençura, as të dobishme për ju… ju jeni ata që do të vendosni se çfarë është më e rëndësishme për ju. Vetëm mos u bëni pre e asnjë lloj detyrimi, zhvatje, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE”, ka thënë presidenti kroat.

MARKETING