Milano Cortina 2026/ Shkëlqen Lara Colturi, e 4-ta në zbritjen e parë në slalomin gjigant, kualifikohet edhe Semire Dauti
Lara Colturi bëri një debutim të shkëlqyer në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortinas. Skiatorja kuqezi u rendit e katërta në zbritjen e parë teksa e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 3 sekonda e 97 të qintat, një kohë që bën që të ëndërrojmë për një medalje të mundshme Olimpike
Koha e Lara Colturit është e njëjta me atë të Sara Hector dhe Stjernesund, ndërkohë që ajo ka lënë pas emra si Mikaela Shiffrin apo Camile Rast. Në garën e slalomit gjigant garoi edhe Semire Dauti që e mbylli garimin e saj me kohën 1 minutë 10 sekonda e 95 të qintat duke u renditur e 5, por që arriti të sigurojë pjesëmarrjen në zbritjen e dytë.
E pafat ishte skiatorja nga Kosova Kiana Kryeziu që gaboi në zbritjen e parë dhe nuk e përfundoi atë duke u skualifikuar. Përsa i përket rezultatit në këtë zbritje, më mirë se Lara Colturi bënë vetëm italiania Federica Brignone, Lena Duerr e Gjermanisë dhe italiania tjetër Sofia Goggia që u pozicionuan në 3 vendet e para.

