Milani vazhdon me fitore, mposht me lehtësi Leccen në shtëpi

Milani vazhdon me fitore, mposht me lehtësi Leccen në shtëpi

Milan ka shënuar fitore me rezultat të thellë 3-0 ndaj Lecces në shtëpi në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit italian.

Të gjithë golat që siguruan fitoren e ‘Rossonerëve’ u shënuan në pjesën e parë të takimit.

Fillimisht rrugën e rrjetës e gjeti Alvaro Morata (38′) i cili shënoi për 1-0, ndërsa pas tij shënoi Theo Hernandez (41′) për 2-0 dhe Christian Pulisic (43′) për 3-0.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e barabartë, por asnjëra skuadër nuk arriti ta gjejë golin dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë.

Pas kësaj fitore Milani ngjitet në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Lecce e 17-ta me pesë pikë.

Javën e ardhshme Milani do të luajë në udhëtim tek Fiorentina teksa Lecce po ashtu në udhëtim do të ballafaqohet me Udinesen./Telegrafi/

 

MARKETING