Milani tenton transferimin e Zirkzee, por duhen 70 milionë euro

Milani tenton transferimin e Zirkzee, por duhen 70 milionë euro

Joshua Zirkzee është një nga lojtarët më të spikatur të Serisë A. Ai tashmë është lider në një skuadër që po surprizon këtë kampionat me vendin e katërt.
Në edicionin e sotëm të “La Gazzetta dello Sport” shkruhet se ish-lojtari i Bayernit do të qëndronte me dëshirë në Serinë A, për të vazhduar të rritet pa ndryshuar kampionat dhe e konsideron Milanin një destinacionin e duhur.

Negociatat do të jenë komplekse dhe do të realizohen në fund të kampionatit. Bologna, kur mendon për vlerësimin që duhet t’i japë Zirkzee, merr për referencë Rasmus Hojlund, i transferuar te United për 75 milionë, plus 10 milionë bonuse.
Statistikat e Joshuas janë të ngjashme, kështu që klubet që e dëshirojnë duhet të paguajnë rreth 70 milionë. Milani mund të arrijë afër 50 milionë, duke përfituar nga kartoni i Alexis Saelemaekers, të cilin Bologna mund ta shlyejë për rreth dhjetë milionë (vlerësohet shumë nga Thiago Motta).

MARKETING