Milani e ka humbur busullën, humb nga Sasuolo me rezultatin 5-2
Ekipi i Milanit ka pësuar një humbje turpëruese nga Sassuolo, duke u mposhtur me rezultat të thellë 5-2.
Vetëm në pjesën e parë, klubi bardhekuq pësoi hiç më pak se tre gola, ku shënuan Defrel, Frattesi dhe Berardi. Edhe Milani e shënoi një gol në pjesë të parë, me realizatorin Oliver Giorud.
Në pjesën e dytë, rezultati vazhdoi duke u thelluar, me Laurienten dhe Henriquen që i shënuan dy gola në portën e Milanit. Këta të fundit arritën ta shënojn edhe një gol të dytë, përmes Origit
Milani gjendet në pozitën e katërt në Serie A, m 38 pikë, ndërsa Sassuolo në të 16-ën, me 20 pikë.