Milani dhe sulmuesit, Alegri duhet të gjejë formulën e duhur

Pas përfundimit të merka tos, Milan duket se ka një problem që nuk lidhet me mungesën e lojtarëve, por me organizimin e tyre në fushë. Reaprti sulmues, që zakonisht konsiderohet forcë e skuadrës, është shndërruar në pikën më të madhe të pikëpyetjes të ekipit për këtë sezon. Sipas La Gazzetta dello Sport, katër sulmuesit kryesorë të Milanit janë Rafael Leao, Kristian Pulisië, Kristofer Nkunku dhe Santiago Himenez.
Në teori, ky është një numër i mjaftueshëm, sidomos duke marrë parasysh se kuqezinjtë nuk do të konkurrojnë në garat europiane këtë sezon. Megjithatë, problemi nuk është numri i sulmuesve, por koncepti sulmues dhe mënyra se si Alegri do të strukturonte ekipin. Lojtarët janë aty, por nuk është e qartë se si ata do të bashkëveprojnë në fushë, sidomos kur bëhet fjalë për formacionin bazë.
Gjatë verës u përfol se Alegri mund të përdorte një 4-3-3 klasik, por më pas u bë e qartë se trajneri do të mbështetej te formacioni 3-5-2. Kjo i jep mundësi të krijohen hapësira për kombinime të ndryshme sulmuese: një duet Leao dhe Pulisiç, ose Nkunku me Himenez. Kristofer Nkunku, afrimi më i fundit i Milanit, është një sulmues i gjithanshëm, i aftë të luajë në pozicione të ndryshme, por nuk është një “numër 9” tradicional. Vetëm Himenez plotëson këtë rol, që e bën dilematik planin e Alegri-t.
Në teori, një çift Leao-Nkunku mund të funksionojë shumë mirë, pasi të dy kanë shpejtësi, driblime dhe vizion loje. Por nëse Alegri vendos këtë kombinim, pyetja është e qartë: a do të qëndrojë Pulisiç, një lojtar i gjithmonë i besueshëm, në stol? Formacioni 3-4-2-1 duket një alternativë interesante, por ai kërkon që një mesfushor të lihet jashtë, për të shtuar një sulmues të dytë.
Dhe pastaj lind dilema për Himenez: si do të veprojë trajneri me sulmuesin që kushtoi 30 milionë euro në merkato e janarit dhe mund të rrijë si zgjedhja e katërt? Alegri ka për detyrë të gjejë kombinimin më të mirë, një formulë që t’i japë skuadrës ekuilibrin e duhur midis mesfushës dhe sulmit. Shumë shpejt, tifozët do të shohin se cilët lojtarë do të formojnë boshtin kryesor sulmues.
Të dielën, në San Siro, Milan do të presë Bolonjën. Një përballje që premton shumë, pasi skuadra e trajnerit Italiano gjithashtu është e motivuar dhe do të kërkojë një performancë të lartë. Kjo ndeshje do të jetë prova e parë reale për të parë se si Alegri do të organizojë sulmin. Nëse skuadra arrin të gjejë ekuilibrin e duhur, katër sulmuesit e Milanit mund të shndërrohen në një armë të vërtetë për këtë sezon.
Por pa një plan të qartë, roli i secilit lojtar mund të bëhet konfuz dhe të krijojë tension në fushë. Dilema e Alegri-t është komplekse, sepse ai duhet të balancojë aftësitë e individëve me nevojat taktike të ekipit. Leao, Pulisiç, Nkunku dhe Himenez kanë të gjitha potencialin për të bërë diferencën, por vetëm nëse do të përdoren në mënyrën e duhur. Në fund, përgjigja do të vijë nga fushat e lojës.