Milan merr një fitore komode në udhëtim ndaj Empolit
![Milan merr një fitore komode në udhëtim ndaj Empolit](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2025/02/gimenez-780x439-1.jpg)
Milan ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Empolit në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit italian.
Të parët që rrezikuan ishin vendasit të cilët në minutën e 33-të përmes Lorenzo Colombos e goditën shtyllën e majtë të Maignan.
Në minutën e 55-të, ‘Rossonerët’ morën një goditje të rëndë pasi Fikayo Tomori u ndëshkua me karton të kuq duke lënë ekipin me një lojtar më pak në fushë.
Megjithatë, numri i lojtarëve në fushë u barazua në minutën e 65-të kur Lucia Marianucci i Empolit u përjashtua po ashtu nga loja me karton të kuq.
Po luhej minuta e 68-të kur Milani arriti të kalojë në epërsi përmes Rafael Leaos i cili shënoi me kokë për rezultatin 1-0.
Për t’i shuar përfundimisht shpresat e Empolit për ndonjë rezultat pozitiv u përkujdes Santiago Gimenez.
Blerja e re e Milanit shënoi në minutën e 76-të për rezultatin 2-0 në atë që ishte goli i tij i parë me fanellën kuq e zi.
Me këtë fitore ata tashmë janë pozicionuar në vendin e tetë në tabelë me 38 pikë të grumbulluara, por ende larg objektivave të klubit./Telegrafi/