Milan argëtohet në Kupën e Italisë, goleadë ndaj Sassuolos
Milani ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi eliminoi Sassuolon me rezultat të thellë 6-1.
Pas vetëm 12 minutash lojë, Samu Chukwueze realizoi për 1-0.
Vetëm pesë minuta më vonë, Tijani Reijnders realizoi për 2-0, duke treguar se ishin futur me të gjitha forcat për këtë takim.
Dy minuta më vonë, Rafael Leao shënoi për 4-0 nga një asistim i Ruben Loftus-Cheek.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, pasi u shënuan vetëm tri gola.
Davide Calabria në minutën e 56-të shënoi për 5-0, ndërsa Sassuolo shënoi golin e ngushëllimit tre minuta më vonë me anë të Mulattierit.
Fitoren e Milanit e vulosi Abraham (61’), që u asistua nga Noah Okafor për 6-1.
Në çerekfinale, Milani e pret fituesen nga dueli Roma-Sampdoria. /Telegrafi/