Mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, festojnë sot Fitër Bajramin. Mijëra besimtarë shqiptarë kryen faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, në Tiranë nën drejtimin e kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.
Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi.
Ceremonia vazhdojë me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.
Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu në fjalën e tij përshëndetëse rikujtoi edhe shënjimin e 100-vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.