Mijallkovit i vjetërsohet edhe një lëndë, shpëton nga “Titaniku”
Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, nga sot është i lirë edhe për rastin “Titanik 2”. Ka kaluar parashkrimi i veprës penale për të cilën ai u procedua për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2013, pasi kanë kaluar 10 vjet nga dita që ai u akuzua për kryerjen e veprës.
Tani, në këtë rast, do të gjykohen vetëm lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë, për të cilët është caktuar seanca e Apelit për më 13 prill. Për këtë rast, dy herë është shqiptuar aktgjykim nga Gjykata Penale për shkak se është anuluar nga Apeli në vitin 2019.
Nga gjashtë lëndët që janë zhvilluar kundër Sasho Mijallkovit, katër janë zgjidhur plotësisht. Ai u shpall i pafajëshëm për rastin “Tortura “dhe për “Parcelat në Vodno” dënimi me burg iu zëvendësua me lirim me kusht.
Mijallkov mori të vetmin dënim të vlefshëm me burg për rastin “Perandoria”, në të cilin u dakordua me Prokurorinë. Ai kaloi tre vjet në burgun e llojit të hapur në Strugë, ku të burgosurit kanë të drejtë të punojnë dhe praktikisht vetëm gjumin e bëjnë në qeli. Mijallkov ende po gjykohet për rastin “Trezor” dhe “Target – Fortesa , të cilat janë larg vendimit përfundimtar por “Target – Fortesa” po i afrohet gjithnjë e më shumë vjetërsimit.
Reagime të shumta në lidhje me vjetërsimin e lëndëve të Mijallkovit ka pasur nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ditë më pare deklaroi se kishte njoftuar Këshillin Gjyqësor për një rrezik të tillë që në fillim të mandait të tij. Reagime ka pasur edhe nga partitë në pushtet, opozita dhe presidenti Stevo Pendarovski. /SHENJA/