Mickoski: Zgjedhje të parakohshme nuk priten, fokus tek reformat

Mickoski: Zgjedhje të parakohshme nuk priten, fokus tek reformat

MARKETING

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një dalje për media theksoi se nuk pritet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vit. Ai shtoi se qëllimi mbetet mbajtja e zgjedhjeve në afatin e rregullt, në vitin 2028, duke theksuar rëndësinë e fokusimit tek reformat në vend.

MARKETING

Sample Image

“Thashë që këtë vit nuk kemi ndërmend të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Qëllimi ynë janë zgjedhjet e rregullta në vitin 2028, dhe e kemi bërë këtë të qartë shumë herë. Edhe pse politikisht do të ishte e volitshme të mbaheshin zgjedhje të parakohshme, veçanërisht pas rezultateve të forta në zgjedhjet lokale, nuk e shoh këtë si prioritet tani. Mendoj se duhet të përqendrohemi tek reformat”, deklaroi kryeministri Mickoski.

MARKETING