Mickoski: Viti 2026 do të jetë vit i lëvizjes dhe transformimit
Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij të Vitit të Ri theksoi se viti që po e lëmë ishte një vit me sfida serioze, në të cilin ishte e nevojshme të bëher stabiizim dhe konsolidim, ndërsa se viti i ardhshëm konsideron se do të jetë një vit i lëvizjes dhe transformimit.
Jemi të vetëdijshëm se për qytetarët gjëja më e rëndësishme është se si ndihen në jetën e përditshme. Me të drejtë mund të them se viti 2026 do të jetë një vit lëvizjeje dhe një vit transformimi! Një vit rritjeje, me zbatimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore. Një vit forcimi ekonomik, me investime të reja, mbështetje për ekonominë dhe hapjen e mundësive për punë dhe zhvillim. Një vit transformimi total të Maqedonisë”, theksoi Mickoski.
Kryeministri theksoi se ekziston një detyrim për të dhënë rezultate dhe për të justifikuar besimin e qytetarëve.
“Ju uroj të gjithëve shëndet, paqe dhe forcë! Le të hyjmë në vitin 2026 me besimin se puna e palodhur do të shpërblehet dhe se po e çojmë Maqedoninë në drejtimin e duhur. Gëzuar Vitin e Ri”, tha Mickoski, ndër të tjera, në fjalimin e tij.

