Mickoski uron Fitër Bajramin: Përmes bashkëjetesës, do vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë si një shtet më të avancuar

Mickoski uron Fitër Bajramin: Përmes bashkëjetesës, do vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë si një shtet më të avancuar

Kryeministri Hristijan Mickoski ka dërguar urim me rastin e festës së Fitër Bajramit për të gjithë qytetarët e besimit islam, duke u dëshiruar shëndet, gëzim, lumturi, paqe dhe qetësi në familjet e tyre.

“Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Qeverisë të gjithë qytetarëve të besimit islam t’ju uroj festën e Ramazanit të Bajramit dhe t’ju uroj shëndet, gëzim, lumturi, paqe dhe qetësi në familjet tuaja. Ramazan Bajrami është një festë solidariteti dhe humaniteti, e cila i mëson të pasurit të përmbahen nga komoditetet personale dhe të mos harrojnë të varfërit dhe jetimët”.

MARKETING