Mickoski: U kërkoj falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës për shqetësimet, fëmijët janë prioritet i kësaj qeverie

Mickoski: U kërkoj falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës për shqetësimet, fëmijët janë prioritet i kësaj qeverie

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka kërkuar falje nga banorët e Haraçinës dhe Likovës lidhur me vonesën në hapjen e çerdheve në këto dy komuna.

Gjatë një komunikimi të djeshëm, Mickoski njoftoi se kishte biseduar me Fatmir Limanin dhe se anëtarët e kabinetit të tij po punonin për zgjidhjen e problemit.

Ai shtoi se shefi i kabinetit të Limanit do të kontaktonte administratën e komunave të Haraçinës dhe Likovës për të tejkaluar çështjen që ka shqetësuar opinionin publik këto ditë.

Kryeministri theksoi se fëmijët janë prioriteti i parë për qeverinë dhe se politika e saj do të mbetet e përqendruar në përmirësimin e kushteve për ata. Mickoski kërkoi falje nga banorët për shqetësimet që ka shkaktuar kjo vonesë.

MARKETING