Mickoski tha se nuk e shqyrtojnë kandidaturën e saj për kryeprokurore, Ristoska: Demokracia kërkon kritere të drejta
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se prokurorja Lençe Ristoska nuk është kandidate që Qeveria po e shqyrton për pozicionin e prokurorit publik të shtetit. Ai shtoi se pozicioni përfundimtar do të shpallet pasi Qeveria të shqyrtojë dokumentet zyrtare.
“Nuk mund të shpreh pikëpamje personale pa parë procesverbalin”, tha ai për TV Kanal 5.
Pas deklaratës së kryeministrit, Ristoska tha se në këtë mënyrë “rrezikojmë të dërgojmë mesazh se pavarësisht nga kompetenca, përshtatshmëria është parësore”.
“Kur një kandidat përjashtohet paraprakisht pa analizuar programin dhe rrugën e tij profesionale, kjo ngre pyetje në lidhje me natyrën e kritereve që zbatohen. Jam e bindur se një zgjedhje e kësaj rëndësie duhet të bazohet në cilësi, jo në përshtatshmëri. Profesionistët në sistem duhet të dinë se puna dhe ekspertiza e tyre janë e vetmja monedhë që duhet të vendosë. Përndryshe, rrezikojmë të dërgojmë mesazh se pavarësisht nga kompetenca, përshtatshmëria është parësore – dhe kjo nuk është rruga që duhet të ndjekë një shoqëri demokratike”, reagoi Ristoska.
Këshilli i Prokurorëve Publikë dha mendim pozitiv për katër nga pesë kandidatët për prokuror publik të shtetit. Mendime pozitive iu dhanë prokurores publike të shtetit në detyrë Anita Topolova-Isajllovska, prokurores Lençe Ristovska, gjyqtarit nga Gjykata Penale, Nenad Savevski, dhe prokurores nga Prokurora Shkupit, Lidija Raiçeviq.

