Mickoski: Qeveria e ka humbur legjitimin dhe besueshmërinë, ikja nga zgjedhjet do të përfundojë

Mickoski: Qeveria e ka humbur legjitimin dhe besueshmërinë, ikja nga zgjedhjet do të përfundojë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski mbrëmë në Shtip tha se këto janë kohë të vështira me shumë sfida, goditje për Maqedoninë dhe maqedonasit. Mickoski tha se ikja nga zgjedhjet do të përfundojë dhe se do të ketë përgjegjësi për çdo krim.
Sipas tij, e vetmja gjë që qeveria dëshiron të flas është për ndryshimet kushtetuese, pasi që ajo është e vetmja temë që ka mbetur sepse çdo gjë tjetër është “fatkeqësi”.

“Ndryshimet kushtetuese, janë imponuar nga jashtë dhe populli është kundër dhe për këtë arsye edhe VMRO thotë jo”, tha Mickoski.

Mickoski tha se kryeministrat e vendeve tjera janë që mbrojnë popullin maqedonas dhe Maqedoninë “më shumë se kryeministri i cili paguhet me para publike”.

“Shikoni fundosjen e kashtës së tyre të fundit. Presidenti francez ju tha të vërtetën. Bashkimi Evropian u dërgoi atyre një lajm. Gjithçka që ata thonë nuk është e vërtetë. Është e qartë. Pa reforma të brendshme, të cilat nuk i keni bërë për shtatë vjet, pa rregulluar sektorët dhe rregulluar situatat në çdo fushë, nuk do të ketë as Bashkim Afrikan, e lëre më Bashkim Evropian. Populli kërkon reset. Kjo Qeveri e ka humbur edhe legjitimitetin edhe kredibilitetin”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së.

MARKETING