Mickoski: Pres që Von de Lajen ta thotë qartë se Maqedonia e Veriut do të fillojë në mënyrë të pakushtëzuar negociatat me BE-në

Mickoski: Pres që Von de Lajen ta thotë qartë se Maqedonia e Veriut do të fillojë në mënyrë të pakushtëzuar negociatat me BE-në

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka folur  sot për vizitën e kryetarës së Komisionit Evropian në vend, Ursula von der Leyen. Mickoski pret që zyrtarja evropiane të befasojë pozitivisht Maqedoninë e Veriut  dhe të thotë se vendi do të fillojë negociatat pa asnjë kusht. Ai tha se, kjo është më e pakta që ajo mund të bëjë për të treguar respekt ndaj popullit maqedonas. Ai madje  theksoi se  është i vetëdijshëm për mangësitë që kemi brenda vendit.

 “Pres që presidentja e Komisionit Evropian, të dalë me qëndrim se Maqedonia e Veriut do të fillojë në mënyrë të pakushtëzuar negociatat me BE-në, edhe pse jam shumë i vetëdijshëm për mangësitë e shumta që i kemi në planin vendor për shkak të Qeverisë së korruptuar. Në atë mënyrë do t’i jepet mirënjohje qytetarëve dhe shtetit për 23 vitet e kaluara, kur nënshkruam marrëveshjen për stabilizim dhe do t’i jep respekt për gjitha poshtërimet që i ka përjetuar populli maqedonas”, deklaroi Mickoski.

MARKETING