Mickoski pranoi Raportin e KE-së: Nuk kemi kohë për të humbur, nuk heqim dorë nga reformat dhe eurointegrimi

Mickoski pranoi Raportin e KE-së: Nuk kemi kohë për të humbur, nuk heqim dorë nga reformat dhe eurointegrimi

Shteti nuk do të heqë dorë nga reformat, ndërkaq edhe pse qytetarët janë të lodhur nga i tërë procesi dhe në mënyrë të paarsyeshme ndodhemi në sallën e pritjes të BE-së, qëllimi i vetëm strategjik për të gjithë mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, porositi kryeministri Hristian Mickoski, pasi që sot pasdite, nga euroambasadori Mihalis Rokas i pranoi kopjet nga Raporti i Komisionit evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2024.

Në konferencën për shtyp me Rokas në Qeveri, Mickoski vlerësoi se me Raportin kemi pasqyrë reale për gjendjet, si dhe se Qeveria e re i ndryshon gjërat dhe është notuar lufta kundër korrupsionit. Qeveria e kaluar, sipas tij, duhej të bënte më shumë dhe më mirë, por siç porositi, duhet t’i tejkalojmë përplasjet politike dhe të fokusohemi në atë që duhet bërë të gjithë së bashku.
Mickoski theksoi se Raporti i KE-së i referohet periudhës shtator 2023 dhe shtator 2024 dhe se në të janë tre qeveri, një politike, një teknike dhe një qeveri e cila është zgjedhur më 23 qershor të këtij viti.

“Njeriu duhet t’i qaset realisht gjërave dhe realisht të bisedojë për sfidat e përbashkëta që na paraprijnë si shtet. Nuk do të them se me vetëm dy muaj janë përfshirë në raport se kemi bërë çudira. Edhe pa këtë raport si i pari i Qeverisë e di se qytetarët jetojnë vështirë dhe se na nevojiten hapa të mëdhenj përpara, reforma kyçe dhe ajo që ndoshta për mua paraqet prioritet kyç, e ajo është lufta kundër korrupsionit. megjithatë është mirë kur të merret edhe kuantifikimi dhe një pasqyrë reale për gjendjet. Me raportin marrim një pasqyrë reale, objektive për gjendjet për gatishmërinë e përgjithshme të vendit në arritjen e rregullave dhe standardeve evropiane, si dhe për atë që është bërë gjatë vitit të kaluar. Është detektuar përparim i mirë apo i caktuar në disa fusha, por edhe përparim i kufizuar apo i pamjaftueshëm, përkatësisht nuk ka fare përparim në disa fusha dhe tema të tjera nga Legjislatura dhe standardet evropiane”, tha Mickoski.
Theksoi se e inkurajon ajo që, siç theksoi, edhe në këtë periudhë të shkurtë të Qeverisë së re, Komisioni evropian i njohi përpjekjet për luftën kundër korrupsionit, diçka që nuk ishte rast në raportin e kaluar.

“Si edhe vitet e kaluara, dobësitë më të mëdha sërish detektohen dhe i referohen klasterit 1 – themelet, përkatësisht pjesëve lidhur me jurisprudencën, reformën në administratën publike. Paraardhësit tanë është dashur të bëjnë më shumë dhe më mirë, por ta lëmë këtë prapa nesh, tani, duhet t’i tejkalojmë përplasjet politike dhe të fokusohemi në atë që të gjithë ne duhet bashkarisht ta bëjmë”, vlerësoi kryeministri.

Nuk kemi kohë për të humbur, shtoi ai. Na pret edhe shumë punë, të gjithëve, sepse reformat dhe rruga evropiane janë një proces afatgjatë dhe gjithëpërfshirës. Prandaj ju siguroj se ne si Qeveri punojmë intensivisht dhe me përkushtim për përmirësimin e gjendjeve në të gjitha fushat, veçanërisht në ato fusha të jetesës ku problemet dhe dobësitë e sistemit janë më të mëdha. Prandaj na nevojitet angazhim nga të gjitha nivelet e pushtetit – ekzekutiv, por edhe ligjvënës dhe gjyqësor, si dhe nga administrata jonë, dhe faktorët tjerë në shoqëri – sektori privat, shoqëritë civile, komuniteti akademik etj.
Mickoski theksoi se nuk ka asnjë devijim nga reformat, sepse, siç theksoi ai, kjo është mënyra e vetme për ta përmirësuar jetën e qytetarëve dhe ta forcojmë dosjen e Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Jo vetëm për shkak të plotësimit teknokratik të kushteve, por për shkak të lëvizjes thelbësore përpara dhe transformimit evropian në kuptimin e vërtetë të fjalës. Është përgjegjësia jonë të sigurojmë të tashme më të mirë për të gjithë ne dhe të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm. Dhe në fund e di që qytetarët janë të lodhur nga i gjithë procesi, dhe se pa justifikim jemi në dhomën e pritjes, por qëllimi i vetëm strategjik dhe i qëndrueshëm për të ardhmen e të gjithëve mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.
Euroambasadori Rokas theksoi se është e rëndësishme që në këtë raport nuk ka pengesë dhe theksoi se së bashku me përfaqësuesit e Qeverisë do të përkushtohen për progres më të madh.

“Raporti vjen në një moment të mirë, vetëm një javë pas miratimit nga ana e Komisionit Evropian të agjendës reformuese, ndërsa këtu ishte për vizitë edhe kryetarja Fon der Lajen e cila përkujtoi se kjo është një agjendë e shkëlqyer reformuese. Tani kemi një pasqyrë të plotë të asaj që Qeveria e ka miratuar dhe e kemi Raportin për progres. Kjo mund të jetë një platformë në të cilën do të mund të punojmë së bashku vitin e ardhshëm. Edhe kryeministri kishte referenca të sakta se Raporti mbulon një periudhë të tri qeverive, se kishte një progres të caktuar në disa fusha. E rëndësishme është se nuk ka pengesë. Ne me të vërtetë me përkushtim do të punojmë krah për krah së bashku në mënyrë që kur të bëjmë të njëjtën gjë brenda një viti, të mund të themi se ka shumë më tepër përparim”, tha Rokas.
Maqedonia e Veriut vazhdimisht thekson përkushtimin e saj politik ndaj qëllimit strategjik për integrim në BE, si dhe ambicia e saj të vazhdojë në procesin e negociatave inkuadruese, citohet në Raportin vjetor të Komisionit Evropian për progresin e vendit në rrugën evropiane, të publikuar sot.

Në raport theksohet se vendi duhet t’i zbatojë reformat thelbësore lidhur me anëtarësimin në BE, të mbajë marrëdhënie të mira me vendet tjera të përfshira me procesin e zgjerimit, si dhe ta vazhdojë angazhimin e saj në nismat rajonale.

MARKETING