Mickoski për zgjedhjet lokale: Me VLEN-in kemi marrëveshje parimore!

Mickoski për zgjedhjet lokale: Me VLEN-in kemi marrëveshje parimore!

Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se me VLEN-in kanë marrëveshje parimore ndërkaq tha se marrëveshje për bashkëpunim ka edhe me ZNAM-in parti me të cilën në dy komuna do të kenë kandidat të përbashkët.
“Me ZNAM, negociojmë, bisedojmë për momentin për dy komuna, Kumanovën dhe Komunën Qendër, të kemi kandidat të përbashkët. Në lidhje me partitë politike, pjesë e koalicionit VLEN, gjithashtu kemi marrëveshje parimore, se do të mbështetemi në ato komuna ku ne do të kemi kandidat, ata nuk do të kenë dhe atje ku ata do të kenë kandidatë dhe ne nuk do të kemi. Ja të themi, do të ketë komuna ku do të kemi kandidatë të dy grupe politike. Aty normalisht secili do të udhëhiqet sipas strategjisë dhe interesit të vetë”, ka deklaruar kryeministri Mickoski.

MARKETING