Mickoski: Për cilën shtëpi flet LSDM-ja, atë në Halkidiki apo në Dubai?

Mickoski: Për cilën shtëpi flet LSDM-ja, atë në Halkidiki apo në Dubai?

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot pasdite foli në tubimin zgjedhor në Mavrovë – Rostushë, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025, me sloganin “Zgjedhja e vërtetë! Njeriu yt! Vendi yt” Për të ardhmen tënde!”, duke theksuar se koalicionin LSDM, BDI, E majta i lidh dëshira për pushtet dhe urrejtja ndaj VMRO-DPMNE-së.

“LSDM thotë se po lufton për shtëpinë e vet, sipas sloganit të fushatës së tyre zgjedhore, por nuk dihet për cilën shtëpi po flasin, për atë në Halkidiki apo për atë në Dubai, ndërsa BDI flet për tema nga disa dekada më parë, në vend të së ardhmes”, tha Mickoski.

Sipas tij, në këto zgjedhje populli ka dy mundësi.

“Në këto zgjedhje kemi dy mundësi. Kushdo që mendon se ka një mundësi të tretë gënjen. Nuk ka mundësi të tretë. Njëra mundësi është një koalicion, i cili në disa komuna vepron formalisht, domethënë është i profilizuar qartë, në disa komuna është gjysmë i paligjshëm ose do të thoja joformal. Dhe, në disa komuna vepron më spontanisht. Por, në thelb, ata janë bashkë dhe dy gjëra i lidhën në këto zgjedhje lokale”, tha Mickoski.

Sipas Mickoskit, LSDM-në, BDI-në dhe Të majtën opozitare, në këto zgjedhje i lidh dëshira për pushtet dhe urrejtja ndaj VMRO-DPMNE-së.

Ata i bashkoi së pari dëshira për pushtet, dëshira e fuqishme për pushtet dhe gjëja e dytë është urrejtja e madhe ndaj VMRO-DPMNE-së. Këto janë dy gjërat të cilat i bashkuan koalicionin LSDM, BDI dhe E majta që të jenë kundërshtarët tanë në këto zgjedhje politike lokale”, theksoi Mickoski.

Mickoski theksoi se partia politike LSDM, ka pasur mundësi 7 vjet të luftojë për shtëpinë e saj, siç thotë edhe slogani i tyre për fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale këtë vit, por përveç vjedhjeve dhe tradhtive të ashpra nuk ofruan asgjë tjetër derisa ishin në pushtet.

“Ky koalicion, nëse kthehemi prapa, kishte mundësi. Një subjekt në këtë koalicion duhet të veprojë me sloganin ‘Sikur të kishin luftuar për shtëpinë’. Ata kishin 7 vjet mundësi për të luftuar për shtëpinë e tyre, të quajtur atdheu ynë Maqedoni. Përveç grabitjes së egër, tradhtisë dhe poshtërimit të popullit maqedonas, të qytetarëve në Maqedoni, të Maqedonisë si shtet, ata nuk bënë asgjë tjetër, as nuk ofruan dhe as nuk bënë asgjë”, tha Mickoski.

Tani pyesim veten, vazhdoi Mickoski, për çfarë shtëpie po mendojnë, a po mendojnë ndoshta për atë vilë në bregdetin e Egjeut, në Halkidiki, a po mendojnë për haciendën në Dubai, apo po mendojnë për ato motoskafet e shtrenjta që i pamë verën e kaluar duke i shijuar, në një element luksoz.

“Qytetarët janë të hutuar. Dhe nuk e dinë saktësisht për cilën shtëpi po flasin tani. Çdo porosi që dërgojnë është një porosi e mbushur me gënjeshtra, një porosi e mbushur me të pavërteta, një porosi e mbushur me fushatë të zezë, sulme ad hominem, pasione të ulëta. Kështu po e zhvillojnë të gjithë fushatën”, vlerësoi lideri i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski foli edhe për qeverisjen e BDI-së, duke theksuar se lideri i BDI-së ka pasur më shumë se dy dekada mundësi të bëjë çfarëdo qoftë për qytetarët dhe sipas tij, ai nuk arriti të ofrojë asgjë përveç se të kontribuojë për shpërnguljen e qytetarëve nga vendi.

“Ai pati më shumë se dy dekada mundësi për të bërë diçka, për qytetarët, por edhe për popullin shqiptar që voton më shpesh për të dhe partinë e tij politike. Dhe çfarë bëri ai në këmbim? Ai pa para syve të tij se si u zbrazën fshatrat, kjo është tashmë lajm i vjetër, tani qytetet po zbrazen. Më shumë se 100 mijë qytetarë të tij u larguan. Haciendat në Zajaz janë të kota, kështjellat në Zajaz janë të kota. Sepse fqinjët janë zhdukur”, përfundoi Mickoski në tubimin në Mavrovë-Rostushë.

MARKETING