Mickoski: Nuk është vendosur ende se ku do shkojë Orhan Murtezani, jam shumë i kënaqur me punën e tij
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se ende nuk është vendosur se cili do të jetë funksioni i ri i Orhan Murtezanit, i cili pritet të shkarkohet dhe në vend të tij të emërohet Bekim Sali, i cili, përpos ministër për Cështje Evropiane do të jetë edhe zv/kryeministër.
Mickoski tha se ai është jashtëzakonisht i kënaqur me punën të cilën e ka kryer Murtezani.
“Pres që edhe më tej të vazhdojë bashkëpunimi ynë në vend tjetër, por tani kemi prioritete të tjera në këtë periudhë. E dini, diku mes 17-18 të këtij muaji është Samiti Ballkani Perëndimor-BE, kështu që kemi prioritete të tjera në rend të ditës, jemi të fokusuar në këtë. Cilat janë pritjet nga ministrat e rinj? Të punojnë, të punojnë të përkushtuar me ndershmëri dhe për interesin e qytetarëve”, tha Mickoski.

