Mickoski: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë

Mickoski: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë

Mandatari për formimin e Qeverisë ka dorëzuar në Kuvend propozim Ligj për plotësimin e Ligjit për energjetik.
Mickoski, tha se me këtë nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë.
“Me këtë propozim ligj nuk do të lejohet ajo që u liferua si informacion në opinion se do të rritet në mënyrë dramatike çmimi i energjisë elektrike. Vlerësojmë se me këtë propozim Ligj për plotësimin e Ligjit për energjetikë me procedurë të shkurtuar qytetarët nuk do të marrin fatura më të larta për energjinë elektrike dhe poashtu ata që hyjnë në grupin e tretë dhe të kartat rritja e energjisë elektrike të mos jetë më shumë se një apo dy për qind”, tha Mickoski, raporton SHENJA.
Mickoski tha se me fjalë tjera nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

MARKETING