Mickoski nga Tirana: Brenda pak orësh publiku në RMV do të mësojë një lajm të mirë

Para fillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, kryeministri Hristijan Mickoski tha se së shpejti do të shpallë lajmin e mirë për Maqedoninë, duke e lënë publikun në pritje.
MARKETING
Kur u pyet për pritjet nga BE-ja, Mickoski theksoi se Evropa duhet t’i përmbahet parimeve të saj, të gjykohet nga arritjet dhe reformat, dhe se Maqedonia ka qenë prej kohësh viktimë e çështjeve dypalëshe.
Ai theksoi se pret që Evropa t’i përmbahet kritereve të Kopenhagenit.